12. Shtator 2024.
Ambasadori i Serbisë në Mal të Zi vizitoi Ulqinin

Ambasadori Nebojsha Rodiq, në vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit, u prit nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Nimanbegu e njoftoi ambasadorin për situatën në Komunën e Ulqinit, me theks të veçantë për turizmin dhe numrin e madh të turistëve nga Serbia që vizitojnë qytetin tonë, si dhe për bashkëpunimet e mira në fushën e biznesit.

Ambasadori Rodiq falënderoi Nimanbegun për pritjen, duke theksuar se qytetarët e Serbisë kanë një lidhje të posaçme me Ulqinin. Mikpritja dhe qetësia që gjejnë këtu janë për t'u vlerësuar, përfshirë edhe bukuritë natyrore dhe kulturore të Ulqinit.

Po ashtu, ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në bashkëpunimin në fushën e biznesit, kulturës, turizmit dhe propozoi që së shpejti të kemi binjakëzime edhe me Komuna në Serbi.

Kryetari Nimanbegu theksoi se Ulqini merr pjesë në panaire të ndryshme që organizohen në Serbi, si ai i turizmit, dhe se jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi që është në interes të përbashkët për të mirën tonë dhe paqen në përgjithësi.

Nimanbegu inicoi çështjen e artefakteve nga Ulqini, siç është Ciboriumi, shek. IX, që gjenden në posedim të muzeve në Serbi, dhe kërkoi që të kthehen në Ulqin. Kjo u prit pozitivisht nga Ambasadori Rodiq, i cili u dakordua për këtë hap dhe shprehu gatishmërinë që të ndihmojë në nisjen e procedurës pranë Ministrisë së Kulturës së këtij shteti.