Delegacioni i Bibliotekës Kombëtare të Malit të Zi, drejtoresha mr Dragica Lompar dhe udhëheqësja për COBIS u pritën nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu, drejtoresha e Qendrës për Kulturë Adriana Hoxha dhe Sekretarja për kulturë Merita Subashiq Shabanoviq.
Në takim u prekën çështje me interes siç është gjëndja momentale në bibliotekën e Ulqinit, fondi i librave por dhe aplikimi i formave bashkohore siç është sistemi i digjitalizimit. Nikoqirët prezantuan gjendjen e krijuar në bibliotekë pas dëmtimeve në pullaz , lagështinë e krijuar, dëmtimet që i janë shkaktuar librave dhe masat që ka ndërmarrë Komuna në përmirësimin e gjendjes në këtë institucion të rëndësishëm.
Nga ana tjetër gëzon fakti që dhe Biblioteka Kombëtare është e gatshme të orfoje ndihmën e saj me qëllim që puna në bliotekën e Ulqinit të normalizohet në tërësi. Veçojmë që Biblioteka e Ulqinit prej kohësh ka vendosur ura bashkëpunimi me Bibliotekën qendrore të Mal të Zi dhe se biblioteka jonë zë vend të rëndësishëm në mozaikun e bibliotekave në vend.