17. Shtator 2024.

Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në pajtim me Vendimin për formimin e trupave punues të Kuvendit (“Fletorja zyrtare e Malit të Zi - dispozitat e komunave”, nr. 01/21 dhe 20/24), shpall

THIRRJE PUBLIKE

për emërimin e anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale

1. Për Këshillin

Këshilli për Mbrojtjen e Mjedisit, Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe Jomateriale ka për detyrë të shqyrtojë propozim vendimet dhe aktet e tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit, ajrit, natyrës dhe të mirave natyrore, mbrojtjen nga zhurmat dhe përcjelljen e aktiviteteve për parandalimin dhe largimin e pasojave të dëmshme që rrezikojnë mjedisin. Gjithashtu, Këshilli shqyrton planet dhe programet në fushën e kulturës, çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen, funksionimin dhe zhvillimin e shërbimeve publike në fushën e kulturës, shqyrton çështjet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në zonën e komunës si dhe çështje të tjera në atë fushë.

Këshilli ka kryetarin dhe 4 anëtarë, prej të cilëve një anëtar është nga radhët e punëtorëve shkencor dhe profesional dhe një anëtar është përfaqësues i organizatave joqeveritare nga kjo fushë.

2. Ftesë për aplikim

  • Ftojmë të gjithë punëtorët e interesuar shkencorë dhe profesionistë me përvojë dhe kualifikime përkatëse nga fusha e mbrojtjes së mjedisit, politikave mjedisore, menaxhimit të burimeve natyrore, trashëgimisë kulturore dhe fushave të ngjashme të aplikojnë për emërim si anëtar i Këshillit.
  • Ftohen organizatat joqeveritare që veprojnë në territorin e komunës së Ulqinit dhe që merren me mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore apo fusha të ngjashme që të propozojnë kandidatin e tyre për anëtar të Këshillit.

3. Kriteret për aplikim

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Arsimimi dhe përvoja: Arsimimi përkatës dhe përvoja profesionale në mbrojtjen e mjedisit, politikat mjedisore, menaxhimin e burimeve natyrore, trashëgiminë kulturore ose fusha të ngjashme, duke përfshirë punën në projekte, kërkime ose konsultime.
  • Kompetencat: Njohje e dispozitave dhe politikave ligjore në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore.
  • Dokumentacioni: CV me detaje të arsimit dhe përvojës së punës, letër motivuese, si dhe informacione kontakti (për personat fizikë).
  • Organizatat joqeveritare janë të detyruara të dorëzojnë biografinë e kandidatit dhe dëshminë e përvojës në fushat përkatëse, së bashku me një letër motivuese që konfirmon nominimin (OJQ).

4. Afati për aplikim

Kandidatët e interesuar dhe organizatat joqeveritare duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre jo më vonë se data 30.09.2024. Aplikimet mund të dorëzohen me e-mail në adresën parlament@ul-gov.me ose me postë Kuvendit të Komunës së Ulqinit në adresën: Blvd. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn 85360 Ulqin.

5. Përzgjedhja dhe emërimi

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Këshilli për zgjedhje dhe emërime, i cili do të kryejë një analizë të detajuar në përputhje me kriteret e përcaktuara. Pas kësaj, Këshilli do t'i propozojë Kuvendit të Komunës së Ulqinit kandidatët për emërim.

6. Kontakti

Për informacione dhe pyetje shtesë mund të telefononi në numrin 030 412 456 ose në e-mail parlament@ul-gov.me.

Ju falenderojmë për interesimin dhe presim aplikimet tuaja.

Kuvendi i Komunës së Ulqinit