12. Shtator 2024.
"Dita e dyerve të hapura" e Kryetares së Kuvendit të Komunës Ulqin mbahet çdo të enjte, nga ora 10:00 deri në 12:00.
Përmes këtij programi, Kuvendi i Komunës së Ulqinit u ofron të gjithë qytetarëve të interesuar mundësinë për të na vizituar dhe për të paraqitur propozimet, pyetjet apo problemet e tyre. Qytetarët që kanë kërkesa apo lutje konkrete mund të rezervojnë një takim me Kryetaren e Kuvendit.
Për rezervimin e vizitës, mund të na kontaktoni përmes email-it: parlament@ul-gov.me ose nëpërmjet telefonit në numrin: 030 412 456.
Në përputhje me procedurat, do të kontaktoheni në kohë nga personi i autorizuar për të rënë dakord për të gjitha detajet e vizitës suaj.