03. Shtator 2024.
Kryetarja e Preshevës vizitoi Ulqinin
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë pritën Kryetaren e Komunës së Preshevës Ardita Sinani.
 
Në një takim të hapur dhe tejet miqësorë u diskutua për një sërë temash të rëndësishme për të dyja komunat, me fokus në zhvillimin ekonomik, turizmin, kulturën, sportin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
 
Kryetarja e Preshevës falenderoi për ftesën që i është bërë që të jetë pjesë e Konferencës ,,Shoqëria fillon me të drejtat e gruas” që e organizon Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me WAW dhe Eminas Hand fondacionin. Ajo po ashtu, përshëndeti pjesëmarrjen e fëmijëve nga Presheva në Turneun Mbarëkombëtar në futboll që do të mbahet në qytetin tonë dhe theksoi se takime të këtij lloji i kontribuojnë njohjes reciproke dhe vendosjes së urave të komunikimit me interes të ndërsjelltë.