03. Shtator 2024.
Konferenca ,,Shoqëria fillon me të drejtat e gruas"
Më datën 4 shtator në hotel Mediteran në Ulqin do të organizohet Konferenca “Shoqëria fillon me të drejtat e gruas” që do të tubojë një numër të madh të grave dhe vajzave të sukseshme, eksperte të fushave të ndryshme, pjesëmarrëse në politikë dhe vendimarrje, përfaqësuese të shoqërisë civile dhe të fushave të tjera. Konferenca që organizohet nga Komuna e Ulqinit dhe Women Alb Word, Fondacioni Eminas Hand do të ketë në fokus të drejtat e gruas dhe synon të thellojë njohuritë për barazinë gjinore dhe të adresoje sfidat me te cilat ballafaqohen gratë, duke propozuar strategji vepruese per te nxitur integrimin sa më të madh gjinor. Konferenca do të ketë tri panele me temat:
- Mbrojtjen e gruas nga dhuna në të gjitha format
- Edukimin &Integrimin e saj
- Gruaja në biznes, pavarësia e saj dhe bashkëpunimi me vendet e origjinës
 
Poashtu do te kemi edhe fjalimet nga Gra që frymëzojnë, si dhe një minipanair te prodhimeve vendase, te shoqëruara me ushqime tradicionale.