06. Shtator 2024.
Ju ftojmë të jeni pjesë e një nisme inovative për të forcuar kohezionin social në komunitetin tuaj!

Aplikoni për anëtarësim në Grupin e Resurseve!

 

Si pjesë e programit të OKB-së Së bashku për të mirën e përbashkët, ne po themelojmë në komunën tuaj një grup resursesh, anëtarët e të cilit, së bashku me ekipin e programit, do të punojnë në krijimin dhe zbatimin e aktiviteteve që kontribuojnë për të mirën e përbashkët, besimin e qytetarëve tek institucionet, si dhe parandalimi i narrativave të dëmshme dhe dhunës.

 

Ne, nëpërmjet dialogut me qytetarët, institucionet vendore, sektorin civil dhe mediat bashkësisë lokale, do të hartojmërekomandime për masa konkrete që kontribuojnë në kohezionin social. Qëllimi ynë është promovimi i vlerave të respektit, tolerancës, ndjeshmërisë dhe barazisë gjinore, përmbajtjes afirmative mediatike dhe parandalimit të gjuhës së urrejtjes, me vëmendje të veçantë që të marrin pjesë fëmijët, të rinjtë, gratë dhe grupet e margjinalizuara.

 

Gjithashtu, ne do të fuqizojmë drejtuesit/et lokale, përfaqësuesit/et e sektorit civil, fëmijët, të rinjtë, personelinmësimdhënës, prindërit dhe kujdestarët, për të marrë pjesë në dialog, si edhe institucionet që të marrin parasysh rekomandimet e qytetarëve.

 

Qëllimi i këtij dialogut është që së bashku të hartohen zgjidhje për problemet e identifikuara në bashkësinë tuaj, dhe pilotimi i këtyre zgjidhjeve do të mbështetet dhe financohet përmes programit.

 

Kush mund të aplikojë?

 

Duhet që të jetoni në Ulqin;

Duhet të jeni përfaqësues i institucioneve kulturore, shkollave, shoqërisë civile, grupeve joformale të qytetarëve, medias, rinisë, fëmijëve, sipërmarrësve dhe aktorëve të tjerë që kontribuojnë në kohezionin social dhe në të mirën e përbashkët;

Duhet të jeni aktiv në fushat e të drejtave të njeriut, përfshirjes dhe kohezionit social dhe që në punën tuaj tërespektoni të drejtat e çdo individi, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen;

Duhet jeni të përkushtuar dhe të gatshëm për të marrë pjesë aktive në krijimin e një komuniteti më të mirë për të gjithë qytetarët e tij.

 

 

Roli i Grupit të Resurseve;

 

të ndihmojë në krijimin dhe zbatimin e dialogut të hapur dhe pjesëmarrës për tema me rëndësi për të mirën e përbashkët, të tashmen e qëndrueshme dhe të ardhmen sipas masës së qytetarëve/eve;

t'i ofrojë mbështetje ekipit të programit, vetëqeverisjes lokale dhe aktorëve të tjerë vendorë për t'i kthyer rekomandimet e qytetarëve nga dialogët në zgjidhje konkrete;

të ofrojë mbështetje për ekipin programor dhe vetëqeverisjen lokale për të përcjellë rekomandimet nga dialogu lokal te vendimmarrësit në nivel kombëtar (në periudhën e dialogut kombëtar);

të ndihmojë në adoptimin e këtij modeli dialogu gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës dhe në hartimin e dizajni kolaborativ, si një praktikë e rregullt për përfshirjen e qytetarëve/eve në krijimin e një vizioni të zhvillimit të qëndrueshëm të përshtatur sipas masës së njerëzve.

 

Anëtarët e grupit të resurseve do të takohen çdo tre muaj në periudhën nga Shtatori i vitit 2024 deri në vitin 2025.

 

Apliko!

Plotësoni formularin në link, jo më vonë se data 22shtator.

 

Për më shumë informacione, vizitoni faqen Së bashku për të mirën e përgjithshme, ose na shkruani në tamara.cirgic@undp.org