Sot në Mal të Zi filloi viti shkollor 2024-2025.
Oborret e shkollave përsëri u mbushën me nxënës, mësimdhenës dhe prindër. Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu vizitoi dhe përcjelli ceremonitë që u organizuan në shkollën "Marshall Tito" dhe në shkollën "Boshko Strugar". Nimanbegu uroi fillimisht vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shklollës , duke i uruar me zemër shumë sukses dhe një vit të mbarë në nisjen e rrugëtimit drejtë dijes. Ai po ashtu ka uruar mësimdhenësit për misionin e tyre fisnik të edukimit. Kryetari Genci Nimanbegu tha se prioritet i Komunës së Ulqinit dhe i shoqërisë mbetet investimi në arsim i cili është i sugurtë për të ardhmen evropiane që është dhe mbetet synimi ynë. Ceremoni festive ishte sot edhe në shkollën "Bedri Elezaga". Ky institucion nga bankat e të cilit kanë dalur dhjetra intelektual të njohur sot kishte një pamje festive.