Pas lajmerimit nga Direktorati për situata të jashtëzakonshme pranë qeverisë së Malit të Zi , Kryetari i Komunës mblodhi shtabin e emergjencave pranë Komunës së Ulqinit të cilët i njoftoi për situatën dhe masat të cilat duhet të nderrmarrën nga secili organ përkatës.
Theks të veçant Nimanbegu e potencoi situatën e lëvizjes në komunikacion sepse jemi në sezon turistik që mos të ketë bllokime të rrugeve , gjithashtu në rast të përmbyetjeve të jenë në gatishmëri për intervenime të shpejta, sidomos në pusetat e ujrave atmosferikë. Organet përgjegjëse dhe Ndërrmarjet Publike kanë filluar të marrin masat për ti pastruar. Poashtu i lusim qytetarët që të marrin masat më qëllim që të sigurojnë pronat dhe veturat.
Direktorati për situata të jashtëzakonshme lajmerojë që në datat 18 dhe 19 gusht të vitit 2024 do ketë ndryshime të motit dhe priten erëra dhe reshje të shiut të cilat mund të ndikojnë në gjendjen e përgjithshme në të gjithë territorin e Malit të Zi.