15. Gusht 2024.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu priti në takim Gzim Hajdinagën, Koordinatorin për Sport Kulturë dhe Arsim dhe Skender Rexhën, Drejtorin Sportiv të Klubit Otrant Olimpik me të cilët bisedoi rreth përgatitjeve të Turneut Mbarëkombëtar në futboll për grupmoshat e reja që do të mbahet në Ulqin nga dt 19-21 shtator.
Këtë vit, Turneu është jubilar i 20-ti me rrallë dhe do të tubojë talentë në futboll nga Ulqini, Durrësi, Peja, Tetova, Bujanovci, Prishtina, Arbneshi i Zarës.
Kryetari Nimanbegu tha se Turneu është rast i mirë që të dëshmohemi si nikoqir i vyer dhe të dëshmojmë që Ulqini është vend i takimit dhe bashkimit të bashkëmoshatarëve përmes sportit dhe se përmes lojës të njohim trojet tona.