09. Gusht 2024.
Në një takim të mbajtur më 9 gusht në Komunën e Ulqinit, u njoftua fillimi i punimeve për rindërtimin e segmentit të erozionuar të argjinaturës Gropat-Shtodër në lumin Buna. Investimi me vlerë 700 mijë euro do të kontribuojë në uljen e rrezikut nga përmbytjet për komunitetet lokale të rrezikuara, pasurinë dhe mjedisin jetësor.
Rindërtimi i këtij segmenti të erozionuar në lumin Buna është pjesë e projektit rajonal “Menaxhimi Integral i rreziqeve nga Përmbytjet në shtratin e zgjeruar të lumit Drim” mes qeverive të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili me mbështetjen financiare të Fondit të Adaptimit zbatohet nga UNDP.
Takimi u organizua me qëllimin e informimit të rregullt të komuniteteve lokale, për të njohur nevojat dhe sfidat e tyre përmes një dialogu të hapur. Në këtë kontekst, Komuna e Ulqinit prezantoi një marrëveshje për rehabilitimin e dëmtimeve të mundshme të rrugëve lokale të qasjes në zonën e ndërtimit. Kjo marrëveshje u arrit nga Komuna e Ulqinit dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe . Partnerët kombëtarë dhe lokalë në projekt kanë siguruar të gjitha parakushtet e nevojshme për fillimin e punimeve, duke konfirmuar cilësinë e bashkëpunimit të të gjitha palëve të përfshira në projekt.
Gjatë takimit u prezantua plani i punimeve, me një theks të veçantë në zbatimin e masave ekologjike dhe sociale, me qëllim minimizimin e ndikimit në mjedisin natyror dhe kontekstin social. Partnerët e projektit shprehën falënderimet e tyre ndaj përfaqësuesve të komuniteteve lokale për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konfirmuan përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në menaxhimin e rreziqeve nga përmbytjet.
Në takim, bashkëpunimi i cilësuar mes Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu dhe Menaxheres Rajonale të Projektit “Menaxhimi Integral i Rreziqeve nga Përmbytjet në shtratin e Zgjeruar të Lumit Drim”, Odete Çato, u theksua si thelbësor për realizimin e kësaj investimi të rëndësishme, duke mbështetur zhvillimin e iniciativave ndërkufitare për menaxhimin integral të burimeve natyrore të përbashkëta.