Ambasadorja e Republikës së Çekisë Janina Hřebíčková e shoqëruar nga Izudin Gushmiroviq, përfaqsues i Agjencisë Czech Trade, për Malin e Zi qëndroi për vizitë në Ulqin. Ajo u takua me Kryetarin e Komunës Genci Nimanbegu me të cilin prekën një sërë temash.
Gjatë bisedës u tha se çekët, janë të lidhur historikisht me Malin e Zi, respektivisht mysafirë tradicional të Ulqinit, andaj, bashkëpunimi duhet avancuar jo vetëm në fushën e kulturës por, të shihet mundësia dhe e partneritetit ndërmjet qytetit të Ulqinit dhe qyteteve në Republikën e Çekisë.
Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu e njoftoi, më përsëafërmi Ambasadoren me resurset natyrore dhe ekonomike të Ulqinit, me planet zhvillimore si mundësinë për kompanitë nga Çekia, dhe me ambientin e përgjithshëm ekonomik, në Mal të Zi dhe në Ulqin. Ambasadorja, tha se Republika Çeke është e interesuar që të thellojë bashkëpunimin dhe lidhjet ekonomike me Malin e Zi dhe se kompanitë Çeke janë të interesuara për të investuar në Mal të Zi, respektivisht në Ulqin.