Kryetari i komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu priti në takim Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zeqir Ramçilloviq.
Në takim u prekën tema të rëndësishme, situata aktuale politike në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, perspektivat evropiane të tyre por dhe zhvillimi i Ulqinit dhe sfidat që e përcjellin.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënije të shkëlqyera bilaterale që i karakterizon dialogu aktiv dhe bashkëpunimi në shumë fusha.
Poashtu u potencua se gjatë muajit tetor, Ulqini do jetë nikoqir i turneut gjithëkombëtar në futboll për grupmoshat e reja , ku marrin pjese edhe ekipe nga Maqedonia e Veriut , si dhe në Tetovë , Komuna e Ulqinit do marrë pjesë në konferencën e përbashkët për turizëm.
Ambasadori Ramçilloviq hodhi idenë që qyteti i Ulqinit të vë ura bashkëpunimi dhe të shohë mundësinë e binjakëzimit me ndonjë qytet të Maqedonisë së Veriut, propozim që u përkrah nga kryetari Nimanbegu.