07. Gusht 2024.
Komuna përkrah manifestimin e madh sportiv

Komuna përkrah manifestimin e madh sportiv që organizohet për të tretin vit dhe udhëhiqet nga inicijatori, bashkëqytetari jonë Pavle Pepgjonoviq.


Kryetari Nimanbegu e falenderoi Z. Pavle për të gjithë kontributin që jep si afarist i sukseshëm, humanistë dhe përkrahes i madh i çdo aktiviteti që organizohet në Komunën e Ulqinit dhe për ketë Komuna do jetë gjithmonë në mbështetje të njerzve si ai që japin shumë për popullin dhe qytetin tonë.


Pavle e falenderoi Kryetarin për përkrahje dhe potencoi që kjo është një festë sportive që e organizon populli dhe afaristët e Ulqinit. Këtë vit “Botërori i miqësisë” do organizohet nga data 18-20. tetor dhe priten inovacione në organizim dhe surpriza për adhuruesit e sportit.