06. Gusht 2024.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu priti në vizitë zyrtare Charles D.Fall

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu priti në vizitë zyrtare Charles D.Fall anëtar në Kuvendin e Shtetit të New Yorkut, David Carr anëtar i Asamblesë në Staten Island si dhe Kryetarin e Shoqatës Shqiptaro - Amerikane në Staten Island Naser Nika.


Kryetari Nimanbegu i falenderoi për vizitën në qytetin e Ulqinit duke potencuar rolin e madh të diasporës shqiptare në SHBA në përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme në vendlindje, gjë e cila u arrit falë popullit dhe shtetit Amerikan.


Z.Fall dhe Z.Carr potencuan se ishin te mahnitur nga mikëpritja e qytetareve të Ulqinit dhe bukuritë mahnitëse të qytetit. Poashtu potencialet natyrore dhe kulturore që i ka ky qytet janë mundesi e mirë që ti prezantojmë në SHBA si për vizitë turistike por edhe për investime në fusha të ndryshme.


Në fund Kryetari Nimanbegu u ndau mirënjohje Z.Fall dhe Z.Carr për përkushtimin  e tyre të jashtëzakonshëm  për afirmimin dhe  avancimin  e komunitetit shqiptarë në SHBA dhe forcimit e marëdhënieve shqiptaro amerikane.