05. Gusht 2024.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu, ka uruar redaktorin e botimeve në gjuhën shqipe pranë Entit të Teksteve Mësimore në Podgoricë, përkthyesin Dimitrov Popoviq me rastin e ndarjes së çmimit ,,ORFEUS TEXT,, që e jep Mundus Artium Press nga Teksasi, SHBA.
"Kjo Mirënjohje, është dëshmi e punës Tuaj shumëvjeçare dhe angazhimit në promovimin e veprave shqipe në Mal të Zi dhe më gjërë. Po ashtu vlerësojmë ndihmën tuaj të pakursyer në botimin e teksteve mësimore, tekste këto që edukojnë brezat drejtë rrugës së dijes", u shpreh kryetari Nimanbegu në urimin e tij.