02. Gusht 2024.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu u takua me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami. Në këtë takim dy kryetarët folën për mundësinë e bashkëpunimit të dy komunave në sfera të ndryshme siç është arsimi, kultura, sporti, mjedisi, turizmi, trashëgimia, etj, por dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Gjatë muajit shtator u ra dakort që qyteti ynë të jetë nikoqir i Turneut gjithëkombëtar në futboll për grupmoshat e reja, ku do të merrnin pjesë ekipet vendase ata, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës etj. Ndërsa në muajin tetor, ekspertë të fushës së turizmit nga të dy qytetet të mblidhen në një Konferencë të përbashkët në Tetovë, ku do të shkëmbenin mendime dhe përvojat e tyre në turizëm.
Të dy kryetarët u pajtuan se Ulqini dhe Tetova si pjesë e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare duhet të krijojnë mundësi të reja që i shërbejnë zbatimit të projekteve ambicioze në të gjitha sektorët, në interes të ndërsjelltë.