Një delegacion i Agjencise Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, kryesuar nga Koordinatorja Znj.Nihal Ersoy, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit T3 nga Turqia znj. Elvan Kuzucu dhe Prof. Dr. Ilir Çapuni nga Fondacioni XL LABS nga Ulqini u pritën nga Kryetari Genci Nimanbegu dhe bashkëpunëtorët e tij. Duke i uruar mirëseardhje Kryetari Nimanbegu falenderoi agazhimet dhe projektet që TIKA ka realizuar ndër vite në Ulqin. Ai tha se keto aktivitete janë vazhdimsi e marëdhënijeve të mira mes dy palëve që do të forcohen dhe më tej e ketë e dëshmon dhe nënshkrimi i dokumentit të sotëm i cili parasheh ngritjen e objektit shkencor ku talentë të fushave të ndryshme, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme do të kenë rast të marrin dhe zbatojnë njohuritë themelore dhe të avancuara në fusha të ndryshme të teknologjisë bashkohore, duke filluar nga robotika e deri te inteligjenca artificiale.
Mysafirët falenderuan në pritje ndërkaq Koordinatorja e Tikës tha që Komuna e Ulqinit mund të llogarisë në përkrahje të vazhdueshme të projekteve që kanë të bëjnë me projekte mjedisore, ata të ruajtjes , konservimit dhe restaurimin e trashegimisë kulturore dhe projekte të tjerë.