31. Korrik 2024.
Kryetari Nimanbegu i ndau mirënjohje znj.Kamillah Hanks anëtare e këshillit në Staten Island
Kryetari i Komunës së Ulqinit Z. Genci Nimanbegu  i  ndau mirënjohje znj.Kamillah Hanks anëtare e këshillit të  Staten Island, në New York ,ku prej dekadash  jeton dhe vepron një komunitet I  madh I shqiptarëve nga këto anë. Motivacioni I Mirënjohjes  ishte për angazhim të znj. Hanks në  vënijen e urave të bashkëpunimit  dhe binjakëzimit  me qytetin e Ulqinit dhe  miqësisë me popullin mik amerikan. Takimi  kaloi në një atmosferë shumë miqësore  sepse, krahas  zyrtarëve komunal ishin edhe përfaqësuesit e Shoqatave Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja  që tubojnë mërgimtarët  tanë e që janë ura lidhjeje me vendlindjen.
 
Kryetari Nimanbegu  tha në fjalën e tij se Ulqini krenohet  me diasporën e Amerikës e cila çdo here  ka shërbyer  si urë e  marëdhënijeve tona  me SHBA-në  e kjo e bën atë, shembull  të shpresës  për  integrimin tonë  në Bashkimin Evropian.
 
Znj. Kamilla Hanks , në fjalën e saj  veçoi rolin  që  luan komuniteti shqiptar  në Staten Island  dhe kontributin që jep ai në fusha të  ndryshme. Ndërkaq  përfaqësuesit e Shoqatave që  tubojnë  bashkëvendasit tanë edhe me kete rast  shprehën gadishmëri që  të ndihmojnë vendlindjen  me forma dhe aktivitete të  ndryshme.
 
Të pranishmit u dakorduan me propozimin e Kryetarit Nimanbegu se shumë shpejt duhet të nënshkruajnë një Memorandum të përbashkët, për të konkretizuar dhe realizuar bashkëpunimin në disa fusha siç janë: kultura, arsimi dhe zhvillimi ekonomik.