29. Korrik 2024.
Kryetari i Komun së Ulqinit Genci Nimanbegu dhe Kryetarja e Kuvendit të Ulqinit Ivana Popoviq, pritën Ministren e Arsimit shkencës dhe inovacionit Prof.Dr.Angjella Jakshiq -Stojanoviq. Në takim Komuna e Ulqinit i parashtroj nevojat që kanë në lidhej me objketet shkolore, ndërhyrjet që duhet bërë në meremetimin e objekteve ekzistuese, sallave sportive, objektet e reja parashkollore që i duhen Ulqinit dhe çështje të tjera që janë në kompetencë të Ministrisë. Po ashtu u fol për domosdoshmerinë e forcimit dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Inovacionit në sferën e modernizimit të arsimit dhe çështje të tjera të rëndësishme. Ministrja Angjella Jakshiq-Stojanoviq përshëndeti përpjekjet që bën Komuna e Ulqinit për të përmirësuar kushtet në arsim dhe shprehu gadishmëri që dhe digasteri që ajo drejton do të japë ndihmesë të shpejtë dhe konkrete.
- Fillimisht u ra dakord që urgjentisht të gjendet një objekt i përkohshëm për akomodimin e fëmijëve të institucionit parashkollor „Solidariteti“, institucioni i të cilëve është në gjendje shumë të keqe dhe akomodimi i të cilit do të jetë deri në ndërtimin e shpejtë të kopshtit të ri në Fushë të Ulqinit, për të cilin tashmë ka dokumentacion të plotë.
- Po ashtu u ra dakord që për shkak të kapacitetit të vogël dhe numrit të madh të nxënësve në SHF „Marko Nuculoviq“ në Shtoj, të përpiqemi të gjemë një model për zgjerimin e kapaciteteve dhe mundësinë e ndarjes së paraleleve për një mësim parashkollor.
- Mjetet e parapara në buxhetin kapital për zgjerimin e kapaciteteve të IPSHMK „Vëllazërim-bashkim“.
- Shkolla e re e muzikës në një ambient të ri.
- Nuk ka mbetur anash as salla e edukatës fizike e SHF „Boshko Strugar“ e cila është në gjendje shumë të keqe.
Palët u dakorduan që të kenë takime intenzive deri në fillimi të vitit shkollor që të jemi sa më të përgatitur.
Ministrja Jakshiq-Stojanoviq tha që ministria do të mbështes fort çdo institucion shkollor në komunën e Ulqinit dhe që nxënësit nuk do të presin shumë.