Ushtruesi i detyrës së drejtorit,të Drejtorisë për patundshmëri mr.Marko Bullatoviq me bashkëpunëtor u takuan me Kryetarin e Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu.
Temë e takimit ishte, implementimin e projekteve në teritorin e komunës të cilët janë në kompetencë të Drejtorisë për patunshmëri. Autoritetet komunale u fokusuan tek ekspropriimi i cili është i domosdoshëm për projektet madhore që po realizohen në Komunën e Ulqinit e që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Në takim u tha që Drejtoria për patundshmëri do të ofrojë ndihmën e duhur nga kompetencat e saja.
Kryetari Nimanbegu lavdëroi punën,dhe bashkëpunimin që komuna e Ulqinit ka me Drejtorinë për patundshmëri - njësia në Ulqin që udhëhiqet nga Xhevdet Çapriqi i cili ishte i pranishëm në takim.