Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu në emër të qytetarëve dhe në emrin e tij personal nderon viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 11 korrikun e ka shpallur Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Mijëra njerëz nga rajoni dhe vende të tjera në Qendrën Memoriale i japin nderim viktimave dhe marshojnë në atë që është quajtur rruga e vdekjes në përkujtim të tyre. Në masakrën e Srebrenicës, më e rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, forcat serbe vranë më shumë se 8.300 djem dhe burra muslimanë. Sot do të rivarrosen eshtrat e 14 viktimave të identifikuara. Përkujtimi i viktimave është një nderim fisnik të cilit i bashkohemi dhe ne.
Në emër të Ulqinit dhe qytetarëve të tij, ngrejmë zërin fuqishëm që kjo masakër mos të harrohet e të mos përsëritet më gjenocidi askund tjetër në rajonin tonë dhe në botë!
11. Korrik 2024.