10. Korrik 2024.
Prezantimi i projektit Fire Free Med - FRED

Podgoricë është mbajtur takimi i ekipit të Departamentit për Projekte të BE-së dhe kryeshefit të Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Ulqinit me përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së së Malit të Zi. Në takim u prezantua projekti Fire Free Med - FRED, i cili ka për qëllim përmirësimin e mbrojtjes nga zjarri në rajonin e Mesdheut.

Projekti FRED paraqet një zgjidhje inovative që do të mundësojë reagim më të shpejtë dhe më efikas në rast zjarri, si dhe parandalim më të mirë të tyre. Misioni i projektit FRED është të krijojë një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët si dhe mbrojtja e natyrës dhe pasurive tjera.

Falënderojmë përfaqësuesit e Drejtorisë për dialogun konstruktiv dhe mbështetjen. Besojmë se duke punuar së bashku, do të arrijmë realizimin e qëllimeve të projektit dhe do të kontribuojmë në sigurinë më të madhe të rajonit tonë.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Interreg Euro-MED.