05. Korrik 2024.

Ministria e Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit, Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore, në bashkëpunim me pesë qendrat Arhus në Mal të Zi, kanë nisur iniciativën "Karavani i Arhusit" me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.

Një nga temat kryesore të Karavanit të Arhusit është promovimi i Ligjit të ri për Menaxhimin e Mbeturinave dhe informimi i publikut për risitë që sjell ky Ligj.

Në këtë drejtim, ne ftojmë kryesisht qytetarët e Ulqinit, ndërmarrjet komunale lokale, shoqëritë tregtare, sektorin e OJQ-ve dhe publikun tjetër të interesuar që të marrin pjesë në prezantimin dhe promovimin e Ligjit të ri për Menaxhimin e Mbeturinave, që do të mbahet më 11 korrik 2024 (e enjte) me fillim në ora 13:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në suksesin e këtij aktiviteti.

 

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore