04. Korrik 2024.
Kryetari Nimanbegu priti ne takim Drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit

Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu priti në vizitë pune Drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit Dr Sadije Hollaj

Drejtoresha Hollaj e njoftoi për situatën në përgjithesi të Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit , për kushtet e punës dhe kapacitetet  e këtij institucioni, investimet dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës  dhe planet për të ardhmen .

Kryetari Nimanbegu e falenderoi për punen e mirë që ka bërë në krye të institucionit të cilin drejton. Poashtu theksoi se Komuna e Ulqinit do përkrahë çdo iniciativë që është në shërbim të Shtëpisë së Shëndetit , sidomos gjatë sezonit turistik ku fluksi  i qytetarëve dhe turistëve kërkon shërbimin primaë në shëndetësi. 

Si rezultat i kësaj Komuna e Ulqinit do marë përsipër mbulimin e shpenzimeve për vendosjen e ekipit mjekësorë edhe në njësinë shëndetsore në Katërkollë në fundjavë gjatë sezonit veror me qëllim që qytetarët , turistët dhe diaspora të marrin shërbim më të shpejtë dhe më cilësore.