Prezantimi i projektit "R10D3 - Përmirësimi i infrastrukturës për menaxhim të mbetjeve dhe integrimi i 10 R-ve të ekonomisë qarkore për zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit, Vinkovcit dhe Orashjes", financuar nga Bashkimi Evropian, përmes programit Interreg IPA Croatia - Bosnia and Herzegovina - Montenegro.
Në prezantim morën pjesë përfaqësues të Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji, Sekretariatit për Veprimtari Komunale, sh.p.k. “Veprimtaritë Komunale” - Ulqin dhe sh.p.k. Deponia Rajonale Mozhura.
Projekti R10D3 do të zgjasë 30 muaj dhe përfshin aktivitete të shumta të tilla si: blerja e makinerisë të kombinuar ekskavator/fadrom ngarkues për Deponinë Rajonale të Mozhurës, prokurimi i katër kontejnerëve gjysmë nëntokësorë për riciklim, zhvillimi i aplikacionit për tregun rajonal të mbetjeve në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi, punëtori edukative për fëmijët e Sh.F. Boshko Strugar, trajnime rajonale për përfaqësues të institucioneve dhe kompanive publike, material dhe film promovues, si dhe hartimi i planit të veprimit për ekonominë qarkore.