02. Korrik 2024.
Moti i lig godet Ulqinin
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë menjëherë pas motit jo stabil që goditi qytetin e që u shoqërua me stuhi e shi të rrëmbyeshem dolën në terren për të parë gjëndjen dhe dëmet që janë shkaktuar apo denoncuar nga ana e qytetarëve.
 
Kryetari Nimanbegu ka urdhëruar shërbimet përkatëse që të ndërmarrin masat e duhura dhe të jenë në shërbim të qytetarëve. Po ashtu është vënë kontakt me NP “Të mirat detare” që të vizitojnë plazhet ku ka paralajmërime se ka pasur dëme.
 
Situata është nën kontroll të plotë dhe shërbimet po përcjellin situatën në terren.