27. Qershor 2024.
Takimi i liderëve të komunës Ulqin dhe Tivar: Forcimi i bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta në interes të cilësisë së jetës së qytetarëve
Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu, në prani të kryetares së Kuvendit, Ivana Popoviq dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, u mbajt takim me kryetarin e Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, Kryetarin e Kuvendit Branislav Neneziq dhe bashkëpunëtorët e tyre.
 
Ky takim ofroi një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe shembujve të praktikave të mira ndërmjet menaxhmenteve të dy komunave fqinje, si dhe për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Temat kryesore të diskutimit ishin puna në projekte dhe aktivitete të përbashkëta që synojnë zgjidhjen e pengesave dhe sfidave të përbashkëta me të cilat ballafaqohen Ulqini dhe Tivari.
 
Bashkëbiseduesit diskutuan në detaje për çështjet në fushën e infrastrukturës së transportit, turizmit dhe valorizimit të potencialit turistik, me fokus të veçantë në lumin Buna dhe zonën e Liqenit të Shkodrës si pasuri natyrore e ruajtur. Gjithashtu, u ra dakord që të dy komunat të punojnë në forcimin e kapaciteteve të tyre administrative, si dhe u diskutuan mundësitë specifike për përmirësimin e potencialit turistik dhe bashkëpunimit.
 
Në takim u theksua veçanërisht rëndësia e takimeve të tilla për një lidhje edhe më të fortë mes dy qyteteve që kanë qenë të lidhura fort gjatë historisë. U ra dakord që takime të tilla të bëhen praktikë e rregullt, për të zgjidhur në mënyrë më efikase problemet dhe sfidat e përditshme me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë.