26. Qershor 2024.
Te enjten me 27.06.2024 me fillim në ora 12:30, ne ndërtesën e Komunës së Tivarit, për të parën herë do të mbahet takimi ndërmjet zyrtarëve të Komunës së Ulqinit që kryesohet nga kryetari Genci Nimanbegu dhe Komunës së Tivarit qe kryesohet nga Kryetari Dushan Raiçeviq.
Në takim do të flitet për çeshtjet të cilat janë me rëndësi për avansimin e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve fqinje. Të dy kryetarët, pas takimit do të dalin me konferencë të përbashkët për gazetarë.
Kryetari Nimanbegu mbështet rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit dhe paralajmëroi se takime të ngjajshme do të mbajë edhe me zyrtarët e qytetit të Shkodrës.