21. Qershor 2024.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi , Oana Kristina Popa qendroi në vizitë në Komunën e Ulqinit . Ajo u prit nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu me bashkëpuntorë.
 
Kryetari Nimabegu e njoftoi Ambasadoren për detyrën e re në postin e Kryetarit , për gjendjen dhe problemet në të cilën ndodhet Komuna e Ulqinit më theks të veçantë, centralizimi i kompetencave nga pushteti qendror, mungesa e investimeve kapitale nga buxheti kapital shtetëror dhe problemet e shumta që kanë të bëjnë me territorin e të Mirave Detare.
 
Një rendësi të veçantë Kryetari Nimanbegu ia kushtoi Kriporës së Ulqinit e cila funksionon si Park i Natyrës. Ai kërkoi mbështetjen nga znj. Popa që të gjejmë një model sa më të mirë për financim dhe menaxhim ndërmjet Bashkimit Evropian, Qeverisë dhe Komunës si pasuri e përbashkët natyrore.
 
Ambasadorja Popa e falenderoi Kryetarin Nimanbegu për mikëpritje si dhe e përgëzoi për detyrën e re, poashtu potencoi rendësinë e momentit në të cilën ndodhet Mali i Zi sa i përket integrimeve evropiane të cilat tha se duhet të shfrytëzohen sa më shumë nëpërmjet projekteve.
Në vazhdim të axhendës Kryetari Nimanbegu dhe Ambasadorja Popa vizituan Muzeun e Ulqinit dhe iu prezantuan projektet që zyra IPA pranë Kabinetit të Kryetarit realizon projektet që finanacohen nga fondet e Bashkimit Evropian.