16. Qershor 2024.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu ka uruar të gjithë besimtarët musliman me rastin e Kurban bajramit.

Gëzuar këtë festë të shenjtë që na fton në sakrifica, na ofron dhe na bashkon rreth cilësive më të larta njerëzore. 

Sa më shumë mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet Tuaja!

Këto ditë të shenjtë në kalendarin islamik, mbushin zemrat e secilit besimtar me dëshirën për të kryer vepra fisnike dhe për ti qëndruar pranë njëri tjetrit. 

Të transmetojmë tek brezat e rinj trashëgiminë e vyer të Ulqinit, harmoninë dhe mirëkuptimin familiar!

Zoti ju bekoftë juve dhe familjet Tuaja!

Poashtu, kryetari Nimanbegu, me këtë rast uron festën e Kurban Bajramit Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi z. Rifat Fejziq dhe Kryeimamit të Bashkësisë Islame në Ulqin z. Ali Bardhi.

Genci Nimanbegu

K R Y E T A R