15. Qershor 2024.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu me bashkëpuntorë ishte në vizitë zyrtare në Komunën e Pejës.
Qëllimi dhe motivi i vizitës kishte të bënte më nënshkrimin e marrëveshjes për binjakëzimin e Komunës së Ulqinit me Komunën e Pejës.
Kjo marrëveshje binjakëzimi ndërmjet Komunave tona përpos që është e natyrëshme dhe historike do thellojë edhe më tepër marrëdheniet tona në fusha të ndryshme përfshirë, biznesin, turizmin, kulturen dhe fusha të tjera me rendesi për të dy qytetet.