07. Qershor 2024.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu priti në takim Shkelqësinë e tij Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Mal të Zi

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu priti sot në takim Shkelqësinë e tij Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Mal të Zi z. Vesellko Grubishiq me bashkëpunëtoren e tij.


Nimanbegu e falënderoi z. Grubishiq për vizitin e bërë. Gjatë takimit u diskutua për Ulqinin, Shqiptarët në Mal të Zi, marëdhënjet me Kroacinë zyrtare dhe kroatët në përgjithësi, afërsia që shqiptarët dhe kroatët kanë, aspiratat e përbashkëta euroatlantike dhe rrugëtimi në BE.

Posaçërisht u bisedua për auto-stradën Jadrano-Jonik dhe nevojën për infrastuktur të mirë bashkohore.