Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu priti në takim përfaqesuesit e KF Otrant të cilët i falenderoj për punën dhe përkushtimin që kanë bërë që ekipin e qytetit t’а vendosin mbi klubet më elitare dhe pjesëmarrës në Ligën e Parë të Malit të Zi.
Komuna e Ulqinit ka qenë dhe do jetë mbështetësi kryesor si në aspektin financiar por edhe në avancimin e infrastukturës sportive, ku pas përfundimit të projektit kryesor për stadiumin e qytetit do nisim lobimet dhe prezantimin tek Federata e Futbollit të Malit të Zi që të filloj edhe ndërtimi i kësaj vepre publike për Ulqinin.
Në lidhje me stadiumin do të bëjmë përpjekje maksimale që ndeshjet e ligës së parë të luhen ne stadiumin “Olympic” duke mundësuar qytetarëve të përkrahin ekipin tonë gjatë ndeshjeve si vendas.
Stadiumi i ri i qytetit dhe përkrahja financiare me qëllim përfaqesimin dinjitoz në Ligën e Parë do jenë dhurata më e bukur që do ia bëjmë tifozëve, gjeneratave të reja dhe Ulqinit si qytet i sportit në përgjithësi.
06. Qershor 2024.