04. Qershor 2024.
Klubit të qytetit për kualifikim historik bonus në shumën 40.000 euro
Pas lajmit të bukur për sigurimin e biletave falas për tifozërinë e zjarrtë të qytetit të Ulqinit, Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu, klubit të qytetit për kualifikim historik dhe të merituar në Ligën e Parë të Malit të Zi, premtoi bonus në rast fitore dhe kaulifikimi në shumën 40.000 euro!
 
Ulqini ka qenë gjithmonë dhe do mbetet simbol i kulturës sportive dhe qytetare!
Edhe pse na pret ndeshje e fortë, tifozëria dhe dashamirët e klubit më bëjnë optimistë se do dalim me fitore dhe faqebardhë