03. Qershor 2024.
Donacion për Muzeun Detar në Ulqin
Të premten me 31.05.2024 në Podgoricë, në takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të takimit të Rrjetit B40, diskutova një temë shumë të rëndësishme që ka të bëjë me Muzeun Detar në Ulqin.
 
U dakorduam të bashkëfinancojmë Muzeun Detar, i cili është shumë i rëndësishëm për qytetin tonë, si nga aspekti i traditës së gjatë që ka qyteti ynë në kuptimin detar, ashtu edhe nga aspekti turistik duke pasuruar ofertën tonë turistike.
 
Së shpejti do të përpilohet i gjithë dokumentacioni me lokacionin e duhur për ndërtimin e Muzeut Detar në Ulqin, sepse Ulqini dhe qytetarët e tij e meritojnë.