30. Maj 2024.
Sot, zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Ulqinit, nga Z. Omer Bajraktari te Kryetari Genci Nimanbegu. Në këtë ceremoni, në mënyrë të qytetëruar u bënë vlerësime për punën e deritanishme dhe u uruan suksese në drejtimin e komunës, në realizimin e programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve dhe qytetit tonë. Më pas, Kryetari Genci Nimanbegu pati takim me përfaqësuesit e Partive të koalicionit qeverisës në Ulqin. Ai po ashtu u takua me Sekretarët e sekretariateve dhe u interesua më për sëafrmi për punën në sekretariate dhe tejkalimin e problemeve. Aktivitetet u përcollën nga gazetarë të shumtë.