03. Prill 2024.
Sot u realizua prezantimi i Agrobuxhetit lokal për vitin 2024, me një vlerë prej 200.000,00 euro dhe përfshin 8 masa mbështetëse për të siguruar më shumë përfitime financiare dhe edukative për fermerët tanë aplikues.
 
Këto masa mbështetëse përfshijnë investime në të gjitha fushat e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit duke përfshirë kështu rritjen e kapaciteteve me pajisje, mbjellje të reja etj. poashtu duke ofruar mbështetje të veçantë për blegtorët, bletarët dhe për herë të parë investime edhe në fushën e peshkimit.
 
Ne urojmë që këto mjete të shfrytëzohen maksimalisht nga bujqit tanë për të përmirësuar sektorin e bujqësisë në qytetin tonë.