02. Prill 2024.
Sonte Komuna e Ulqinit organizoi iftarin e përbashkët me institucione lokale dhe shtetërore për nder të muajit të madhërishëm të Ramazanit!
 
Ju falenderoj përzemërsisht të gjithë atyre që ishin prezent dhe besoj se pajtoheni me mua që ky iftar kontribuon në përforcimin e lidhjeve ndërinstitucionale dhe përparimin e qëllimet të përbashkëta për të mirën e komunitetit.
 
Iftari i sotëm le të shënojë një fillim të mirë të sezonit turistik të vitit 2024, përfundimin e projekteve të nisura dhe fillimin e atyre të reja, përforcimin e bashkëpunimit tonë për dobi të të gjithë qytetarëve dhe qytetit tonë të dashur.
Agjerueve ju uroj agjërim të pranuar. U shkofte mbarë dhe pjesa e mbetur e Ramazanit.