01. Prill 2024.
Në fazën pëfunduese projekti i rregullimit të vendparkimit mbrapa ndërtesave të solidaritetit, vlera e këtij projekti përbën shumën prej 130.000,00 €!
 
Këto 70 vendparkime të reja përveç banorëve të kësaj lagje do të jenë edhe të mjaftueshëm për qytetarët të cilat kanë të kryejnë punë administrative në Komunë të Ulqinit gjë që do ti bëjë më të qasshme të gjitha shërbimet administrative.
 
Ky është vetem një nga projektet e shumta të cilat po realizohen dhe shpresojmë që të gjitha të kryhen me sukses.
Vazhdojmë me punë intenzive dhe të sinqertë gjithnjë duke pasur si qëllim përmirësimin e kualitetit të jetesës së qytetarëve.