28. Mars 2024.
Ne duhet të përpiqemi gjithmonë që ajo që vjen të jetë më e mirë se ajo që ishte. Për një vit e gjysmë janë bërë shumë të mira për këtë qytet. Të them të drejtën, për shumë gjëra as që e kisha ëndërruar që do t'i realizonim.
Dita e Komunës sonë po afrohet dhe ne do ta shënojmë, guxoj të them, me veprime historike për gjithë Ulqinin:
- Guri i themelit për hotelin e parë luksoz 5* në Plazhin e Madh investim me vlerë gati 50 milionë euro dhe të paktën 200 vende të reja pune;
- Guri i themelit për rezervuarin më të madh të ujit të pijshëm në bregdet, me një vëllim prej 4,500 m3, për zgjidhjen e përhershme të furnizimit me ujë të komunës sonë (veçanërisht për Gjerana, Fushën e Ulqinit, Shtoj dhe Plazhin e Madh) investim me vlerë 3. milionë euro;
- Nënshkrimi i kontratës për zhvillimin e Projektit Kryesor për Stadiumin e Qytetit në vlerë prej 200.000 euro;
- Fillimi i rikonstruksionit të rrugës "Mujo Ulqinaku" në vlerë 700.000 euro;
- Përfundimi i punimeve në parkingun pranë ndërtesës së Komunës në vlerën 100.000 euro;
- Rregullimi i terreneve sportive në Valdanos dhe tamponimi i një brezi tjetër ulliri (Bishti i Epërm) me vlerë afër 100.000 euro; -
- Rregullimi hortikulturor i Rrethrrotullimit pranë Komunës dhe hapsirës përreth në vlerë 70.000 euro