21. Mars 2024.
Me rastin e ditës së shkollës së IPSHMK “Vëllazërim-bashkim” së bashku me përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit vizituam shkollën.
 
Për këtë vit IPSHMK “Vëllazërim-bashkim” për Ditën e Shkollës prezanton me iniciativën e tyre të këndit të gjelbërt! Ulësja si dhe tavolinat në këtë kënd janë të ndërtuara nga plastikat e ricikluara dhe ndërgjegjëson nxënësat për rëndësinë e madhe të mbrojtjes së mjedisit, përdorimit të alternativave ekologjike si dhe të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë të “gjelbërt”.
 
Kjo iniciativë është financuar nga Komuna e Ulqinit dhe me kënaqësi them që Komuna jonë do të bëjë trend përkrahjen e të gjithë institucioneve arsimore e sidomos për projekte të tilla inovative!
 
Gëzuar Ditën e Shkollës!