18. Mars 2024.
Sot u mbajt takimi konsultativ me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar gjegjësisht themeluesit e OJQ-ve lokale në Komunën e Ulqinit.
 
Gjatë takimit diskutuam për sfidat me të cilat përballen OJQ-të si dhe menyrën se si mund të ndihmojë Komuna e Ulqinit.
 
Sektori joqeveritar luan rol shumë të rëndësishëm në të gjithë vendet apo shoqëritë e përparuara andaj Komuna e Ulqinit ka bashkëpunim shumë të mirë dhe promovon punën e OJQ-ve në përfaqësimin e opinionit publik si dhe projektet e tyre konkrete në fushëveprimtari të ndryshme.