30. Mars 2024.
Programi për Diten e Komunës së Ulqinit
Me ekspozitën “Kultura - E ardhmja e të rinjve të Ulqinit” fillojmë programin me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit.
Sonte në ora 19:30 në Galerinë e Qendrës për Kulturë Ulqin!
 
Në ditët në vijim presim promovimin e librit “Udhëpërshkruesit për Ulqinin” nga Prof. Jusuf Lika, koncertin e Shkollës së Muzikës dhe Baletit të Ulqinit, Ditën Sportive në Valdanos dhe Koncerti i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Vallëve Popullore - Tiranë.
 
Të shtunën, në Ditën e komunës, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës, Defileja e Karnevalit dhe një program i pasur kulturo-artistik në Plazhin e Vogël.
Shihemi!