Ishte një nder i veçantë që sot në kabinetin e Kryetarit të Komunës të mirëpresim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkëlqësinë e saj znj. Judy Rising Reinke. Komuna e Ulqinit historikisht ka marrëdhënie ekselente me Ambasadën e Amerikës në Mal të Zi dhe do të punojmë që edhe në të ardhmen të kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Për këtë kontribon nënshkrimi i marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet komunës së Ulqinit dhe Staten Island, si dhe komunikimi gjithnjë e më i shpeshtë me investitorë të besueshëm amerikanë të cilët janë të gatshëm të investojnë në Ulqin dhe Mal të Zi
Gjatë bisedës e informuam shkëlqësinë e saj mbi gjendjen, investimet, reformat dhe rezultatet konkrete në vetqeverisjen lokale. Po ashtu përmendëm investimet e natyrave të ndryshme në Komunën e Ulqinit dhe veçanërisht ato në infrastrukturën e qytetit dhe shkëlqësija e saj znj. Rising Reinke shpreh që Komuna e Ulqinit është në një rrugë të duhur të bëhet një destinacion i mirënjohur dhe se ka mbështetjen e Ambasadës të Amerikës në projektet e ndryshme zhvillimore.
Komuna e Ulqinit do të vazhdojë të kultivojë marrëdhënie sa më të mira me Ambasadën e SHBA-ve në Mal të Zi si dhe falënderojmë shkëlqësinë e saj znj. Rising Reinke për vizitën e këndshme si dhe kontributin e saj për mbështetjen e Komunës sonë.