Nata e Kështjellave, manifestimi që lidh dhe promovon programe në lokacionet e fortifikuara në të gjithë Kroacinë dhe Evropën, këtë vit shënon edicionin e tretë i cili do të mbahet të premten më 10 maj.
Në edicionin e sivjetshëm të Natës së Kështjellave, mund të marrin pjesë të gjitha lokalitetet e fortifikuara në Evropë dhe institucionet e tjera të trashëgimisë historiko-kulturore, të cilat në afatin e duhur paraqesin aplikimin e tyre online përmes formularit në faqen e internetit (https://nightoffortresses.org/). Aplikimet janë hapur sot dhe do të zgjasin deri më 12 prill 2024.
Përveç informacionit bazë për lokalitetin e tyre, organizatorët duhet të paraqesin edhe programin e planifikuar në formularin e aplikimit, qofshin ekspozita, ligjërata, punëtori, programe muzikore, shfaqje filmash, shfaqje vallëzimi, shfaqje teatrale, turne të organizuara, ditë të hapura dhe përmbajtje të ngjashme. Është e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrja në Natën e Kështjellave është plotësisht falas dhe se programet e planifikuara duhet të jenë të disponueshëm për të gjithë vizitorët.
Qëllimi i manifestimit, i cili në edicionet e tij të mëparshme ka bashkuar 45 lokalitete të fortifikuara në gjashtë vende evropiane, është të përmirësojë ofertën kulturore dhe turistike në qytetet evropiane me trashëgimi të pasur nga lokalitetet në fjalë, dhe të rrisë ndërgjegjësimin për potencialin dhe rëndësinë e valorizimit të trashëgimisë kulturore si gjenerator i zhvillimit të turizmit kulturor.
Në të njëjtën kohë, manifestimi zgjeron dhe forcon bashkëpunimin midis qyteteve dhe organizatave që menaxhojnë pasurinë historiko-kulturore në lokalitet e fortifikuara dhe zhvillohet me mbështetjen e shoqatave ndërkombëtare EFFORTS (European Federation of Fortified Sites) dhe FORTE CULTURA, e cila Natën e Kështjellave e ka përfshirë në European Fortress Summer Event.
Nata e Kështjellave u mbajt për herë të parë në vitin 2022 në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë si rezultat i projektit të përbashkët evropian FORTITUDE. Organizatorëve të manifestimit, Kalasë së Kulturës së Shibenikut, qytetit të Karllovacit, komunës së Tivarit dhe qytetit të Banja Lukës, këtë vit i janë bashkuar edhe partnerë nga qyteti i Trebinjës dhe Komuna e Ulqinit.
Kontakti (KR):
JUK Tvrđava kulture Šibenik: Vera Jergović Bolanča, vera@tvrdjava-kulture.hr
Grad Karlovac: Marinko Pleskina, marinko.pleskina@mgk.hr