24. Dhjetor 2023.
Në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal uroj të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve.
Është shumë e rëndësishme që në këto ditë festive të kujtojmë vlerat që ato paraqesin si paqja, gëzimi, lumturia e dashuria. Uroj që po këto vlera të mbizotërojnë në familjet tona dhe që shëndeti e lumturia të na përcjellin edhe në vitin e ardhshëm.
Për shumë mot Krishtlindjet!
OMER BAJRAKTARI
Kryetari i Komunës