12. Dhjetor 2023.

Në bazë të nenit 167 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fletorja Zyrtare e MZ”, nr. 2/18, 34/19, 38/20, 50/22, 84/22 nenit 3 të Vendimit për qasje në ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Ulqinit (“Fletorja Zyrtare e MZ - dispozitat e komunës”, nr. 39/22), Kuvendi i komunës së Ulqinit në mbledhjen e mbajtur me datë 12.12.2023 godine, konfirmoj Draft - Vendimit Ambi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Ulqinit, ku përmes përfundimin nr.02-016/23-534/7 përpilohet

 

PROGRAMI I MBAJTJES SË SHQYRTIMIT PUBLIK

 

  • Shqyrtimi publik për Draft-Vendimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Ulqinit nis me publikimin e thirrjes publike për pjesëmarrje në shqyrtim publik në webfaqen e Komunës së Ulqinit;
  • Draft-Vendimi mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit do të publikohet në webfaqen e Komunës së Ulqinit www.ul-gov.me;
  • Shqyrtimi publik do të zgjasë 15 ditë dhe do të zbatohet nga komisioni pëf hartimin e Draft-Vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Ulqinit;
  • Shqyrtimi publik do të mbahet nga data 12 deri më datë 26 dhjetor të  vitit 2023;
  • Shqyrtimi qëndror publik do të mbahet në sallën e vogël të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, më 22.12.2023 me fillim në ora 10:00.

Ftojmë qytetarët, bashkësitë lokale, organizatat joqeveritare, mediat, organizatat e tjera të interesuara dhe personat e tjerë juridikë, t’i bashkohen shqyrtimit publik dhe të japin kontributin e tyre në shqyrtimin e Draft-Vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Ulqinit.
Sugjerimet, propozimet, vërejtjet mbi Draft-Vendimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Ulqinit mund të dorëzohen me shkrim në adresën: Shërbimi i Kuvendit (Arkivi i Komunës), Bul. “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”p.nr. Ulqin, apo në mënyrë elektronike në e-mail: parlament@ul-gov.me deri më datën e mbylljes së shqyrtimit publik.
Pas përfundimit të shqyrtimit publik, Komisioni pëf hartimin e Draft-Vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Ulqinit, do t’i shqyrtojë të gjitha propozimet, sugjerimet dhe mendimet e pjesëmarrësve dhe do të përpiloj raportin e shqyrtimit publik, i cili do të jetë i qasshëm për publikun përmes webfaqes së sipërpërmendur të Komunës së Ulqinit. Raporti mbi shqyrtimin publik do të jetë material plotësues për Kuvendin Komunal.

Komisioni për hartimin e Draft-Vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Ulqinit

Përfundim për përcaktimin e Draft-Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Ulqinit

Data: 12. Dhjetor 2023. | Madhësia: 0.21MB | Adobe PDF

Draft-Vendimi mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Ulqinit

Data: 12. Dhjetor 2023. | Madhësia: 0.17MB | Adobe PDF