Pas dy edicioneve shumë të suksesshme të manifestimit Nata e Kështjellave, të cilët lidhën dhe promovuan programe në 45 lokacione fortifikuese në gjashtë vende evropiane, organizatorët shpallën edicionin e tretë të këtij manifestimi, i cili do të mbahet të premten, më 10 maj 2024!
Me një program të larmishëm, Nata e Kështjellave pasuron me sukses ofertën kulturore dhe turistike në parasezon dhe zgjeron dhe forcon bashkëpunimin midis qyteteve dhe organizatave që menaxhojnë trashëgiminë kulturore të kështjellave.
Këtij manifestimi mund ti bashkangjiten të gjitha lokacionet e fortifikuara në Evropë dhe institucionet e tjera që kujdesen për trashëgiminë kulturore, si dhe të organizojnë programe të ndryshme kulturore, artistike, edukative dhe argëtuese për vizitorët; si ekspozita, ligjërata, punëtori, programe muzikore, shfaqje filmash, pjesë vallëzimi, shfaqje, turne të organizuara, ditë të hapura dhe përmbajtje të ngjashme.
Qëllimi i manifestimit është të përmirësojë ofertën kulturore dhe turistike në qytetet evropiane që janë të pasur me trashëgimi historiko-kulturore të kështjellave, dhe të rrisë ndërgjegjësimin për potencialin dhe rëndësinë e valorizimit të trashëgimisë kulturore si një gjenerues i zhvillimit të turizmit kulturor. Aplikimet për pjesëmarrje në Natën e Kështjellave 2024 do të hapen së shpejti për palët e interesuara në kulturë, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe rajonale, bordet turistike dhe institucionet e tjera që menaxhojnë lokalitetet e kështjellave, përmes regjistrimit në faqen e internetit të këtij manifestimi https://nightoffortresses.org/.
Cilësia dhe rëndësia e Natës së Kështjellave si një manifestim kulturor ndërkufitar që lidh vendbanimet e fortifikuara në të gjithë Evropën është njohur edhe nga shoqatat ndërkombëtare EFFORTS dhe FORTE CULTURA, dhe Nata e Kështjellave po promovohet në nivel evropian si pjesë e European Fortress Summer Eventa!!
“Me organizim të jashtëzakonshëm dhe një program të shkëlqyer, manifestimi ndërkombëtar Nata e Kështjellave lidh dhe promovon me sukses moton e organizatës EFFORTS; Nga muret mbrojtëse te krahët e hapur të mirëseardhjes. Kështjellat dhe trashëgimitë e tjera të karakterit mbrojtës, gjithçka që dikur i ndante njerëzit dhe kombet, tani i bashkon sërish përmes manifestimit Nata e Kështjellave. Në vetëm dy vjet, Nata e Kështjellave është bërë një pjesë e rëndësishme e European Fortress Summer Eventa dhe ka tërhequr pjesëmarrës të shumtë nga vende të ndryshme, të cilët së bashku promovojnë me sukses trashëgiminë e fortifikuar". tha Rafaël Deroo, Sekretari i Përgjithshëm i EFFORTS (Federata Evropiane e Lokacioneve të Fortifikuara).
Nata e Kështjellave, ngjarje kulturore dhe turistike që zhvillohet në monumentet e fortifikuara të trashëgimisë kulturore, u mbajt për herë të parë në vitin 2022 në territorin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës si rezultat i projektit të përbashkët evropian FORTITUDE. Organizatorëve të manifestimit Kalaja e Kulturës Shibenik, qytetit të Karllovacit, Komunës së Tivarit dhe qytetit të Banja Llukës këtë vit i janë bashkuar partnerët Qyteti i Trebinjës dhe Komuna e Ulqinit.