Njoftojmë të gjithë ullishtarët dhe prodhuesit e vajit nga territori i komunës së Ulqinit se afati për dërgimin e mostrave për vlerësimin e vajit dhe produkteve të ullirit për Takimin Ndërkombëtar të Ullishtarëve dhe Prodhuesve të Vajit të Ullirit - Noćnjak 2024 është i hapur nga data 4 deri më 29 dhjetor të vitit 2023.
Përmbajtja e mostrave dhe kushtet e tjera për vajin e ullirit dhe produktet nga ulliri mund të gjenden në linkun Zadružni savez Dalmacije: Otvoreni rokovi za dostavu uzoraka maslinovih ulja i proizvoda od masline (zsd.hr)
Sekretariati për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji, për të mbështetur zhvillimin e ullishtarisë dhe prodhimin e vajit cilësor nga ulliri në komunën e Ulqinit, mbulon shpenzimet e dërgimit të mostrave në Noćnjak 2024 për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet e Thirrjes.
Lusim të gjithë ullishtarët dhe prodhuesit e vajit të ullirit të interesuar që të dorëzojnë në Sekretariatin tonë mostrat të përgatitura në përputhje me rregullat e Thirrjes, si dhe aplikimin e plotësuar, brenda datës 20 dhjetor 2023, deri në orën 12:00. Më shumë informacion për këtë aksion mund të merrni duke dërguar email në zecarije.sulejmanovic@ul-gov.me ose numrin e telefonit 069284104.